29
SEP
2016

Dita e Parë e Shkollës në Medresenë e Beratit

Në Medresenë e Beratit u zhvillua ceremonia e hapjes së vitit të ri shkollor 2016-2017. Të pranishëm ishin Nën/Kryetari i Bashkisë Berat z. Çlirim Brisku, prindër, nxënës e të ftuar. Në fjalën e tij, drejtori i Medresesë “Vehxhi Buharaja” z. Ilyas Karagoz shprehu urimet më të sinqerta për vitin e ri shkollor dhe garantoi se Medreseja e Beratit do të vazhdojë të jetë e fokusuar në cilësi dhe disiplinë. Nën/Kryetari i Bashkisë Berat z. Çlirim Brisku uroi mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle për vitin e ri dhe u shpreh se Medreseja e Beratit luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e qytetarëve të denjë për shoqërinë. Medreseja e Beratit uron gjithë mësuesit dhe nxësësit, vecanërisht ata që ulen për herë të parë në banka por edhe ata që japin për herë të parë mësim, një vit të mbarë dhe të hareshëm!

dita-e-pare-e-shkolles-ne-medresene-e-beratit-7 dita-e-pare-e-shkolles-ne-medresene-e-beratit-6 dita-e-pare-e-shkolles-ne-medresene-e-beratit-5 dita-e-pare-e-shkolles-ne-medresene-e-beratit-4 dita-e-pare-e-shkolles-ne-medresene-e-beratit-3 dita-e-pare-e-shkolles-ne-medresene-e-beratit-2 dita-e-pare-e-shkolles-ne-medresene-e-beratit-1

Leave a Reply

*

captcha *