29
SEP
2016

Dita Evropiane e Gjuhëve në Medresenë e Beratit

Nxënës dhe mësues të Medresesë “Vehxhi Buharaja” Berat festuan Ditën Evropiane të Gjuhëve e cila shënoi 15 vjetorin e saj. Kjo ditë është festuar në të gjithë Evropën që më 26 shtator 2001. Nxënësit kishin përgatitur prezantime të shkurtëra në gjuhë të ndryshme shoqëruar me muzikë tradicionale e cila ndezi atmosferën. Pjesë e kësaj feste ishte prezantimi i shkurtër rreth BE-së, një pjesë teatrale dhe një kuiz rreth flamujve dhe ushqimit tradicional. Nën/Kryetarja e Bashkisë Berat, zj. Mucogllava dhe përfaqësuesja e DAR Berat, zj. Sulaj shprehën kënaqësinë që ishin pjesë e këtij festimi. Ato i inkurajuan nxënësit që të mësojnë gjuhë dhe kultura të huaja. Ne besojmë se mësimi i gjuhëve të huaja, jo vetëm zgjeron horizontet tona, por na ndihmon që të kuptojmë njerëzit në të gjithë botën. Gëzuar Ditën Evropiane të Gjuhëve!

dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-1 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-2 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-3 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-5 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-6 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-7 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-8 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-9 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-10 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-11 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-12 dita-evropiane-e-gjuheve-ne-medresene-e-beratit-13

Leave a Reply

*

captcha *