04
APR
2017

Fotosinteza dhe roli i saj

Nxënësit e klasave të 10ta zhvilluan në laboratorin e biologjisë temën mësimore “Fotosinteza dhe klorofili”. Paraprakisht nxënësit përgatitën materialin bimor për studim, prerjen terthore të gjethes së një bime dekorative, te cilën e vëzhguan më pas në mikroskop. Ata hulumtuan nëpërmjet eksperimentit strukturën anatomike të gjethes, ndërtuan skicat përkatëse, analizuan rolin e secilës shtresë në procesin e fotosintezës, si dhe vlerësuan efektet e saj në mjedis.

Leave a Reply

*

captcha *