04
APR
2017

Muaji i Letërsisë

“Të shkruarit nuk është asgjë më shumë sesa një ëndërr e udhërrëfyer” Nxënësit e shkollës sonë, ndryshe nga herët e tjera ku kanë intepretuar krijime të autorëve të huaj e shqiptarë, në kuadër të muajit të letërsisisë, u udhëzuan të krijonin me tematikë të lirë poezi, ese dhe prozë poetike. Në aktivitetin e sotëm letrar u përzgjodhën dhe u intepretuan krijimet më të mira të nxënësve. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i Bashkisë, z. Çlirim Brisku, Drejtori i Kabinetit të Bashkisë, z. Fitim Rrapaj, Drejtori i Shkollës, z. Ilyas Karagoz, mësues dhe nxënës. Pas prezantimit të krijimeve të nxënësve, juria ndau çmimet për tri vendet e para: 1. Jeton Hoxha – poezi “Festë-mort” 2. Donald Bërzeshta – prozë “Si të fitojmë miq” 3. Erlind Bregu – poezi “Largohu!”

Leave a Reply

*

captcha *