04
APR
2017

Një Orë Mësimi në Kalanë e Beratit

Nxënësit e klasave të 10-ta të Medresesë së Beratit sëbashku me mësuesen e histori-gjeografisë zj. Olsjana Bode, organizuan një orë mësimi ndryshe për të njohur historinë e kalasë së Beratit. Në mbështetje të programit të lëndës Histori-Gjeografi, nxënësit mësuan për historinë e ndërtimit të monumenteve të ndryshme kulturore dhe artistike të qytetit. Berati, si qytet muze, ka një pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlerë të larmishme të cilat përbejnë një thesar të trashëgimisë kulturore të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nxënësit panë dhe mësuan rreth këtij qyteti të mrekullueshëm, i cili në vetvete trashëgon shumë objekte muzeale. Si dëshmi e vlerave të patjetërsueshme qyteti i Beratit në vitin 2008 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Leave a Reply

*

captcha *