04
APR
2017

Programi Madhështor i Festës së 7-8 Marsit në Medresenë e Beratit

Me rastin e festave të 7-8 Marsit, Medreseja e Beratit organizoi programin artistik “Lulet e Marsit”. Programi u organizua në pallatin e kulturës “Margarita Tutulani”, Berat ku morën pjesë mësues, nxënës, prindër e qytetar të ndryshëm. Të pranishëm ishin nën kryetarja e Bashkisë Berat zj. Teuta Mucogllava, përfaqësues të DAR Berat, drejtues të shkollave, etj. Nxënësit kishin përgatitur këngë, recitime, interpretime humoristike, raportazhe, etj. Vlen për tu përmendur dhe falenderuar bashkëpunimi me shkollën artistike “Ajet Xhindole” që u paraqit me dy këngë. Në këtë program u nderua me cmimin “Mësuesja e Vitit” zonja Muzina Ago, si një nga mësueset që kanë kontribuar në arsimin e qytetit të Beratit si dhe trashëgimtarja e poetit dhe përkthyesit të mirënjohur, emrin e të cilit mban dhe shkolla jonë, Vehxhi Buharaja. Medreseja e Beratit falenderon nxënësit dhe mësuesit që organizuan këtë program si edhe u uron të gjithë mësuesve dhe nënave Gëzuar 7-8 Marsin!

Leave a Reply

*

captcha *