04
APR
2017

Vendi i Parë dhe i Dytë në Olimpiadën e Informatikës

Zinxhirit të sukseseve në olimpiada të nxënësve të Medresesë së Beratit i bashkohet dhe suksesi në Olimpiadën e Informatikës, faza e dytë, ku nxënësi Enfri Agalliu, klasa e 12-të, u rendit në vendin e pare, si dhe nxënësi Klevis Dosti, klasa e 12-të, në vendin e dytë. Po ashtu, nxënësi Renato Hasani, klasa e 10-të, fitoi vendin e parë dhe nxënësi Adriatik Bici, klasa 10-të, fitoi vendin e dytë. U urojmë suksese nxënësve në fazën e tretë!

Leave a Reply

*

captcha *